Një fëmijë tetë vjeç u përplas nga një automjet te vendkalimi i këmbësorëve pranë Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në Shtip, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.
Të lidhura
None found
Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 18:30, në momentin kur fëmija po kalonte në vijat e bardha përpara shkollës.
Pas përplasjes, shoferi nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të miturit dhe u largua.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se automjeti kishte targa të Kumanovës.
Ngjarja është denoncuar në polici, ndërsa fëmija i lënduar është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip për trajtim mjekësor. Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për identitetin e drejtuesit.






