“Fëmijët duhet të mbrohen”/ Dhuna në protestën e të rinjve, Ministria e Brendshme: Standardet evropiane kërkojnë menaxhim të tubimeve
Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi qarkullonte me automjet duke mbajtur armë zjarri dhe armë gjahu pa leje.
Ndërkohë, një 38-vjeçar, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi njëra prej armëve të gjahut të sekuestruara i përkiste atij.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan për kontroll automjetin e dyshuar në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”. Në automjet udhëtonin shtetasit Sh. B., 40 vjeç, dhe F. B., 38 vjeç, të dy banues në fshatin Mavrovë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pushkë me pajisje optike të montuar, tri armë gjahu dhe 16 fishekë gjahu.
Në vijim të veprimeve hetimore, 40-vjeçari Sh. B. u arrestua në flagrancë, ndërsa 38-vjeçari F. B. u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Policia bën me dije se kontrollet vijojnë me qëllim evidentimin dhe parandalimin e paligjshmërisë, si dhe garantimin e sigurisë publike.
Top Channel