Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi ka theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është kushti kryesor për ndryshim. Në një reagim në rrjete sociale, ndërsa studentët janë ngritur në revoltë, ai theksoi se Edi Rama nuk mund ta zgjasë agoninë e tij politike në kurriz të popullit shqiptar, ndërsa shtoi se askush nuk duhet të joshet nga ofertat e tij politike apo të pranojë të ulet në tryezë me të.
“Kush joshet nga “ofertat politike” të Ramës dhe pranon të ulet në tryezë me të, duke harruar përgjegjësitë ndaj qytetarëve, ose i shërben interesave të tij, ose dëshmon një verbëri politike të pajustifikueshme, ose është thjesht një patronazhist me maskë.“, shkruan ai.
REAGIMI I PLOTE:
Koha e fjalëve ka mbaruar. Durimi ka shteruar.
Shqipëria ka një nevojë ulëritëse për NDRYSHIM!
Por ndryshimi nuk vjen duke ruajtur status quo-në. Ai nis me largimin e Edi Ramës!
Nuk mund të ketë as paqe të rreme, as pazare politike dhe as negociata që i japin frymëmarrje një regjimi të vdekur, duke zgjatur agoninë e tij në kurriz të shqiptarëve.
Kush joshet nga “ofertat politike” të Ramës dhe pranon të ulet në tryezë me të, duke harruar përgjegjësitë ndaj qytetarëve, ose i shërben interesave të tij, ose dëshmon një verbëri politike të pajustifikueshme, ose është thjesht një patronazhist me maskë.
Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme!
As demokraci funksionale, as llogaridhënie dhe as të ardhme europiane për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë në vendin e tyre.
Shqipëria nuk ka nevojë për kompromise apo për lëshime që mbajnë me serum një regjim të vdekur.
Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të ardhmen e vendit!
Asnjë pazar mbi fatin e Shqipërisë. Asnjë dorëzim përballë regjimit. Asnjë shtyrje e shpresës së shqiptarëve!
NDRYSHIMI NUK SHTYHET ME!
O SOT, O KURRE PER SHQIPERINE E SHQIPTAREVE!
© SYRI.net
Berisha: Deklaratat e kongresmenëve janë frymëzim dhe inkurajim për protestuesit në këtë mosbindje civile
Televizioni publik belg: Policia shqiptare po përdor plumba gome që shkaktojnë plagë shumë serioze
Revolta, Saraçi: Rama shpik armiq të brendshëm dhe të jashtëm, nuk ka përballë rivalë, por rininë shqiptare