“Qeveria po i mëshon dhunës”, Dudushi: Rama nuk largohet, arsyeja pse sot protesta mund të jetë më e qetë

Gazetari dhe analisti Alban Dudushi ishte i ftuar në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, ku komentoi zhvillimet më të fundit.
Në fjalën e tij, Dudushi tha se tubimi i sotëm mund të jetë më i qetë, për shkak se edhe protestuesit edhe policia sipas tij janë të lodhur dhe do u duhet pak qetësi të marrin veten.
Qeveria i mëshon dhunës, shtoi analisti, por sipas tij një veprim i tillë nuk të çon asgjëkundi.
“Sot ndoshta mund të jetë më e qetë për shkak të lodhjes së palëve. Mund të jetë situata për të marrë forcat por edhe për të mos demoralizuar ata që nuk e duan dhunën. Në momentin që shohin që shfaqet në mënyrë brutale, tërhiqen. Janë dy palë që presin se çfarë do ndodhë me protestën dhe efektet që do ketë.
Nga ana tjetër, qeveria i mëshon dhunës. Dhuna nuk të çon asgjëkundi. Dhuna është elementi që shkatërron çdo gjë, jo vetëm protestën. Jemi në një situatë kuduhen menaxhuar gjërat me qetësi. Rama tregoi vendosmërinë që qeveria është aty. Ai tha që nuk mund të tërhiqemi përball gurëve dhe vuri në antipod gurin dhe BE”, tha Dudushi.




