Gjykata e Korçës ka liruar ditën e sotme dy të rinjtë e arrestuar tre ditë më parë, pas pjesëmarrjes në protestën e zhvilluar në juglindje të vendit.
Bëhet fjalë për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Ka qenë Prokuroria e Korçës ajo që ka kërkuar që dy të rinjtë të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Kërkesa është pranuar nga gjykata, e cila ka vendosur lirimin e tyre nga paraburgimi.
Sipas vendimit, dy të rinjtë do të vijojnë të hetohen në gjendje të lirë dhe do të paraqiten një herë në muaj pranë oficerit të Policisë Gjyqësore.
© SYRI.net