Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta kundër Edi Ramës - Dita e 6-të e protestave studentore

Berisha: Deklaratat e kongresmenëve janë frymëzim dhe inkurajim për protestuesit në këtë mosbindje civile

12:47, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një deklarate për mediat kreu i PD Sali Berisha tha se, ‘deklaratat e kongresmenëve janë frymëzim dhe inkurajim për protestuesit në këtë mosbindje civile kundër narkoshtetit të Edi Ramës’.

Berisha: Së pari, duhet të shpreh mirënjohjen time më të thellë kongresmenëve të Kongresit të SHBA, Keith Self, Robert Aderholt për deklaratat e tyre në mbështetje të fuqishme të revoltës studentore, betejës së tyre kundër korrupsionit të niveleve më të larta.

Këto deklarata, që vijnë nga tempulli i demokracisë amerikane, janë frymëzim dhe inkurajim për studentët, gjimnazistët, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që në këtë mosbindje civile duan të ndahen përfundimisht nga regjimi i kakistokracisë, narkoshteti i parë dhe i vetëm i Edi Ramës, sistemi kleptokratik i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco