Delina Ibrahimaj ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotosh që tregojnë dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave të ditëve të fundit, duke bërë të ditur se në të gjithë vendin janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate.
Përmes një postimi në Instagram, Ibrahimaj denoncoi sot dëmtimin e bizneseve, pronave dhe veçanërisht të degëve bankare e bankomateve gjatë protestave të këtyre ditëve. Dëmet e shkaktuara, tha ajo, kanë cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Ajo thekson se zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të merren seriozisht, por e cilëson të papranueshme që protestat të shoqërohen me akte shkatërrimi.
"Në emër të protestës studentore, prej ditësh po dëmtohen biznese, prona dhe veçanërisht degë bankare e bankomate.38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara në të gjithë vendin, duke cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Në këto ditë, kur zëri i studentëve duhet dëgjuar dhe kërkesat e tyre duhen marrë seriozisht, është e papranueshme që protesta të shoqërohet me akte shkatërrimi. Askush nuk fiton nga kjo dhunë, pasojat do i vuajnë të gjithë. Kjo situatë duhet të marrë fund!" shkroi ajo në rrjete sociale.
-
Kujt po i drejtohesh moj....berishes?!
Përgjigju







Komente
Komento