Protesta merr tjetër ritëm/ Daulle dhe valle shqiptare në Rrugën e Durrësit

Protesta ka marrë një tjetër ritëm në ditën e saj të gjashtë, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të vijuar tubimin. Me daulle dhe valle tradicionale shqiptare, ata kanë krijuar një atmosferë festive në Rrugën e Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Studentët i janë bashkuar atmosferës, duke kërcyer valle shqiptare nën ritmin e daulleve. Muzika dhe energjia e të rinjve kanë sjellë një pamje ndryshe të protestës, ku krahas thirrjeve dhe mesazheve nuk kanë munguar as momentet e entuziazmit dhe solidaritetit.

Në ditën e gjashtë, protesta vijon me forma të ndryshme shprehjeje, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur edhe traditën dhe kulturën shqiptare për të përcjellë mesazhin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e Durrësit është kthyer kështu në skenën e një momenti të veçantë, ku protesta dhe vallet tradicionale janë ndërthurur në të njëjtën hapësirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?