Nis protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit, i riu gris certifikatën e Olimpiadës

18 Tetor 2026 | 12:55

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, në ditën e gjashtë të protestës së studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Edhe këtë të diel, të rinjtë janë mbledhur pranë institucionit, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një prej pjesëmarrësve, në shenjë revolte, grisi certifikatën e marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Përpara këtij veprimi, i riu u bëri thirrje i bëri thirrje policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve, ndërsa u kërkoi edhe këtyre të fundit të mos përdorin dhunë ndaj policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Kryepeshkopit Joan: Merrni vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të vendit

Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimmarrjes të marrin vendime...
12:40 | 18/10/2026

I armatosur me pushkë dhe tri armë gjahu, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe armë gjahu pa leje. Gjatë...
12:26 | 18/10/2026

Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje të dhunshme...
11:59 | 18/10/2026