Aktualitet

Nis protesta te Ministria e Arsimit, dita e 6-të/Policia merr masa!

Te Ministria e Arsimit në Tiranë, kjo e diel shënon ditën e gjashtë radhazi të protestës së studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë e figura publike si Luiz Ejlli e Kiara Tito me vajzën e tyre.

Të pranishëm, të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar e me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Policia ka krijuar kordon policor e janë marrë masa duke rrethuar dikasterin e Arsimit dhe blinduar dyer e dritare.

Njëri prej protestuesve, pasi bëri thirrje të mos ketë akte dhune, në shenjë revolte, grisi një certifikatë të akorduar në kohën kur Ministrinë e Arsimit e drejtonte Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Momentalisht, situata paraqitet e qetë ndonëse u hodhën disa kapsolla. Më herët gjatë ditës, te Rruga e Durrësit, disa të rinj kërcyen dhe kënduan në mes të rrugës, para efektivëve.