E diel, 18 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Balkan Sea Fair në Marina Orikum, panairi treditor për industrinë detare bën bashkë biznese dhe investitorë

Deti nuk është vetëm një horizont që na fton të eksplorojmë, por edhe një hapësirë e jashtëzakonshme mundësish, investimesh dhe zhvillimi.

Në një prej destinacioneve më të veçanta të bregdetit shqiptar, Marina Orikum, u zhvillua  edicioni i dytë i Balkans Sea Fair, një event treditor që bashkoi sipërmarrës, prodhues, profesionistë dhe investitorë, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, me vëmendjen tek industria detare dhe ekonomia blu.

Reklamë

 “Ishte një edicion i dytë që nisi shumë mirë, regjistruam një prani shumë të mirë të operatorëve ndërkombëtarë, kishte një prezencë të operatorëve nga 8 vende të ndryshme, ka një interes në rritje për Shqipërinë, ka shumë operatorë që kërkojnë të futen në këtë treg. Në vizionin tonë, duam të krijojmë mundësi për të gjithë, të operojmë së bashku për një të ardhme të qëndrueshme që është premtuese për të rinjtë”, u shpreh Monica Panozzo,  Balkan Sea Fair.

 “Është shumë i rëndësishëm sepse pjesëmarrësit janë nga vendet e Europës. Ne në ambicien tonë kemi që Vlora të vendoset në ëendër të turizmit elitar. Këto evente e vendosin Vlorën si një ofertë për evente të jashtëzakonshme, për sporte ujore, për turizëm elitar, për investitorë që e shohin Shqipërinë si një potencial zhvillimi”, u shpreh Brunilda Mersini, kryetare e bashkisë së Vlorës.

Reklamë

Përgjatë ditës së parë të Balkans Sea Fair u zhvilluan diskutime mbi të ardhmen e industrisë detare dhe rolin që Shqipëria mund të luajë, gjatë një konference ndërkombëtare të organizuar për këtë qëllim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja.

“Është kënaqësi të jem këtu, në këtë ngjarje të rëndësishme që bashkon institucione, investitorë dhe përfaqësues të industrisë për të diskutuar për të ardhmen e sektorit detar në Shqipëri dhe Mesdhe. Në fakt, mund të themi se ky është vetëm fillimi dhe është çasti më i rëndësishëm, kur turizmi po rritet gjihmonë në shifra. Prioriteti ynë që është kjo rritje të jetë e qëndrueshme dhe në dobi të të gjithë vendit, të të gjithë komuniteteve dhe njerëzve në vend. Evente të tilla na ndihmojnë në këtë drejtim”, u shpreh Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Pas konferencës, ministri vizitoi stendat e ekspozuesve, duke u njohur nga afër me produktet, risitë dhe mundësitë që ofron sektori detar. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe stendës së grupit Concord Investment, ku ishte ekspozuar projekti për transformimin e kësaj zone në një destinacion të integruar turistik dhe detar.

I zhvilluar nga Concord Group, projekti i Marina Orikum parashikon një kompleks të gjerë buzë detit, me marinë për ankorimin e mjeteve lundruese, hotel me pesë yje, vila private, njësi rezidenciale dhe hapësira të dedikuara për turizmin dhe argëtimin.

Marina Orikum nuk prezantohet vetëm si një port për jahte dhe varka, por si një vizion për zhvillimin e një destinacioni të plotë bregdetar, ku infrastruktura detare, akomodimi dhe shërbimet turistike plotësojnë njëra-tjetrën. Dhe pikërisht në këtë hapësirë, ku bukuria natyrore e bregdetit Jon takohet me ambicien për zhvillim, Balkans Sea Fair krijon një urë lidhëse mes potencialit dhe mundësive konkrete të biznesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.