Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta kundër Edi Ramës - Dita e 6-të e protestave studentore

Protestuesja - policëve: Mos i vrisni fëmijët e shqiptarëve, të gjitha nënat të vijnë këtu t'i mbrojnë

13:12, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit janë mbledhur para ministrisë së Arsimit në ditën e gjatës të revoltës studentore. Një prej protestueseve u ka bërë thirrje policëve mos të dhunojnë fëmijët e shqiptarëve por t’u japin atyre siguri. Më tej ajo u ka bërë thirrje të gjitha nënave të dalin të mbrojnë fëmijet, të dalin në betejën për të mbrojtur famijët.

“Unë kam dalë këtu për të mbrojtur fëmijët e tjerë. Unë djalin tim nuk e kam më, kam dalë në mbështetje të fëmijëve të tjerë. Edhe ju policë mundohuni sa të keni mundësi mos i vrisni djemtë dha vajzat e shqiptarëve, sepse një jetë e humbur është një betejë e madhe. Kam qenë edhe dje, edhe sot, nuk kam për të luftuar për asgjë, vetëm për këto të drejta. Kam një nip 5-vjeç që më thotë, “o nëna të vij edhe unë në protestë”, hajde i them unë, po kam frikë se më vrasin, thotë, se kam parë atë djalin që i kanë thyer këmbën. Të vijnë të gjitha nënat këtu të mbrojnë fëmijët.”,- u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco