272 persona është bilanci i personave të lënduar në pesë ditë protestë të zhvilluar në kryeqytet, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara Ministria e Shëndësisë, gjatë këtyre ditëve, kanë mbetur të lënduar 169 punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. Sipas informacionit, nga protesta e zhvilluar ditën e shtunë, ditën e pestë radhazi të protestës së studentëve, kanë mbetur të lënduar në total 65 raste, mes tyre 37 efektivë, 24 protestues, 4 kalimtarë, ku mes tyre raportohet një i mitur. Nga të dhënat e Ministrisë, 12 persona raportohet të jenë të shtruar në QSUT.