Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve, lëndohet një gazetare
18/10/2026 13:25
Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit.
Gazetarja e Top Channel bën me dije se kanë nisur protestuesit me hedhjen e gurëve.
Si pasojë, një gazetare ka mbetur e lënduar, pasi guri e ka kapur pjesën e barkut, duke e lënë në gjendje thuajse lipotimie.
Pas këtij incidenti, ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë.
Top Channel