Aktualitet

Protesta, ndizet situata te Ministria e Arsimit/Lëndohet 1 gazetare!

Pas qetësisë së fillimit, rreth orës 13:20, nisën hedhjet e gurëve të hequr nga trotuari ndaj Ministrisë së Arsimit, sot në ditën e 6-të të protestës studentore në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Policia mban të rrethuar dikasterin. Një gazetare e lënduar u transportua me autoambulancë.

Rreth orës 14:00 tensionet u shtuan e pati përplasje me policinë që kreu shoqërime dhe përdori gaz lotsjellës e ujë për të shpërndarë turmat.