Kreu i opozitës gjatë deklaratës për mediat tha se ‘dhunë është rotacioni politik i bllokuar prej katër mandatesh nga armiku i egër i votës së lirë, Edi Rama’.
Berisha: Dhe meqë ti del dhe në vend që të japësh dorëheqje, akuzon për dhunë, unë do ndalem pak t’u shpjegoj qytetarëve se cila është dhuna e vërtetë.
Dhunë, është rotacioni politik i bllokuar prej katër mandatesh nga armiku i egër i votës së lirë, Edi Rama.
Dhunë, është të bllokosh pluralizmin politik duke vrarë kështu shpresën e miliona shqiptarëve, duke mos lejuar zgjedhje të lira, duke rrëmbyer votën e lirë me bandat kriminale.
Ndaj ajo që po sheh ti tek studentët nuk është dhunë, është pasojë e dhunës tënde 13-vjeçare ndaj këtij populli dhe këtij vendi.
Dhunë është të arrestosh në vitin elektoral për të marrë mandatin kundërshtarët politikë.
Dhunë është të përdorësh të gjitha mjetet e shtetit, miliarda euro dhe ushtrinë e patronazhistëve terroristë elektoralë për të grabitur votën e shqiptarëve.
Dhunë, është të vrasësh shpresat e shqiptarëve duke bllokuar me kartelet e drogës rotacionin e pushtetit.
Dhunë, është t’u vendosësh studentëve tarifat më të larta në Evropë për studimet.
Dhunë, është nafta me çmimin, taksën dhe kontrabandën më të lartë në Evropë.
Dhuna, është gjuha jote e urrejtjes që prej 13 vitesh ti dhe organizata jote kriminale keni hedhur vrer mbi shqiptarët dhe të rinjtë. I keni quajtur shqiptarët sorra, çyrykë, zdromsa, korba, të tredhur dhe së fundmi kokëboshë dhe të tjera që nuk më lejon etika t’i shqiptoj.
Ndaj dhe ajo që po ndodh me studentët nuk është dhunë, është pasojë e dhunës 13-vjeçare të Edi Ramës.
Dhunë, është vjedhja e kafshatës së gojës të qytetarëve shqiptarë.
Dhunë është vjedhja e ilaçeve të të sëmurëve në spitalet tona.
Dhunë është vjedhja e ilaçeve të pensionistëve.
Dhunë është të lësh pensionistët me pensionet më të ulëta në rajon dhe çmimet ndër më të lartat në Evropë.
Dhunë çnjerëzore është kur ato para të vjedhura kthehen në saraje të tuat të krimit me 9 mijë metër katror park, kthehen në 300 apartamente për Lubinë tënde.
Dhunë është kur pensionet kthehen në shishe vere 33 mijë euro që ti Edi Rama shijoje me Agasin tënd.
Dhunë është kur 130 milionë euro të djegësit tënd për Tiranën nuk gjenden nam as nishan sepse i keni degdisur në kontot tuaja offshore.
© SYRI.net