Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se kundërshtarët nuk janë në gjendje ta mposhtin në zgjedhje.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi, Gashi argumenton se Rama hyn në garën elektorale me avantazh të madh, duke pasur në dispozicion pushtetin shtetëror, fondet publike dhe mbështetjen e mediave kryesore.
Megjithatë, ai e sfidon kryeministrin që të heqë dorë përkohësisht nga drejtimi i qeverisë dhe t’ia kalojë përgjegjësinë një kabineti teknik, i cili do të përgatiste zgjedhjet.
Sipas Gashit, vetëm pas krijimit të një qeverie të tillë Rama mund të garojë dhe të dëshmojë nëse është vërtet i pamposhtur.
“Nuk më mundni dot në zgjedhje”, tha sot në mëngjes Edi Rama.
“Me shtetin në shërbim të pushtetit, me paratë publike në dispozicion e me mediat kryesore në krah, përparësinë e ki të madhe.
Po nëse je qaq i bindun që s’t’mundin dot, lëshoja vendin një qeverie teknike që i përgatit zgjedhjet, e mandej garo dhe e shohim.”
Në fund të reagimit të tij, Gashi shton: “Rama thojke që s’e lëkund kush prej pushtetit, por karriga në të cilën ish ulë s’u pajtojke me të.”






