Është gjetur pa jetë një trup buzë lumit Lana, në Tiranë. Trupi i pajetë është konstatuar në ujë, në afërsi të Gjykatës së Tiranës.
Ende nuk dihen identiteti dhe rrethanat në të cilat ai ka humbur jetën.
Policia kreu nxjerrjen e trupit nga uji dhe pritet të kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas ekzaminimeve përkatëse.
Gazetarja e Syri-t Margarita Mhillka raporton se personi është i seksit mashkull dhe i moshës rreth të 60-tave
© SYRI.net