Për opozitën ka vetëm një zgjidhje për kalimin e krizës dhe situatës së dhunës, dorëheqja e Kryeministri Rama. Në një deklaratë për shtyp nga Selia e PD, Sali Berisha e kritikoi qëndrimin e Ramës në komunikimin në Facebook, i cili sipas tij po kalon ccdo vijë të kuqe.
“Unë sot dua të ndalem pak në monologun vulgar të Padrinos së vendit dhe theksoj: Edi Rama jep dorëheqjen, çdo cak është kaluar, çdo vijë e kuqe është shkelur. Fjalimet nga zyra nuk e kthejnë dot stabilitetin në vend. Videot në 6 të mëngjesit ku ti vjell vrerin e zi nuk qetësojnë dot situatën alarmante ku ndodhet Shqipëria prej një javë. Dokrrat me armiq të brendshëm dhe të jashtëm i ke trashëgimi gjenetike nga etërit e tu mizorë.
Për Berishën fantazi është edhe deklarata e Ramës për një dron me eksploziv që do shpërthente në Kryeministri.
“Filmat fantazi me dronë dhe eksplozivë janë një përpjekje e dëshpëruar e jotja, ose mbase një përpjekje që tani që të erdhi fundi për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së madhe të dhjetëra milionëve euro në grehinën në oborr të kryeministrisë. Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike. Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen.
Përmes një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi, edhe Partia e Lirisë kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtoi çdo marrëveshje apo negociatë politike që do t'i mundësonte atij të qëndronte në pushtet.
-
Ishalla Zoti ta merr hakun te soji yt
Përgjigju -
Po ky qenka me pleh se sa mendonim.
Përgjigju -
Sali, mbas vdekjes do vuash pasojat e mekateve, due s’do kete pasuri ose ndjekes trushplare qe te te shpetojne.
Përgjigju








Komente
Komento