Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”. Në bisedë ai trajtoi financimin përmes ligjit të sponsorizimit, të cilin e cilësoi si një çështje me rëndësi për zhvillimin e sportit në Kosovë. Episodi u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit, Shala u bëri thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve që të përmirësojnë kapacitetet e tyre. Sipas tij, kjo do t’ia lehtësonte punën komisionit dhe do të kontribuonte në masovizimin e sportit.
Ai falënderoi për mundësinë që, përmes podcastit, t’u drejtohej aktorëve kryesorë të përfshirë në sponsorizim. Shala kërkoi që ata të forcojnë veçanërisht organizimin, në mënyrë që puna e komisionit të lehtësohet dhe vetë organizatat të informohen më shpejt për çështjet që lidhen me sponsorizimin.
Shala tha gjithashtu se Ministria e Sportit dhe Ministria e Kulturës janë të gatshme të diskutojnë me të gjithë të përfshirët në Ligjin e Sponsorizimit, sa herë që ata kanë nevojë për informata.
Ai e përshkroi ligjin si një mundësi për të mbështetur ata që punojnë për të mirën e sportit dhe sportistëve, si dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen dhe për të ngritur kapacitetet sportive. Sipas Shalës, ligji është mjaft i mirë, nëse zbatohet siç duhet.
Episodi i plotë me Besim Shalën mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.





