“U sekuestrua një karikator me fishekë luftarakë”, Policia: 54 të shoqëruar në protestë, 27 prej tyre u arrestuan
Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publik, Albert Nushi, bëri me dije në një konferencë për mediat se 54 shtetas janë shoqëruar pas protestës së dhunshme të një dite më parë, nga të cilët 27 të arrestuar dhe 27 të proceduar penalisht për shkatërrim të pronës dhe dhunë ndaj policisë.
Ai tha se nga kontrolli i personave të maskuar është gjetur një karikator me fishekë luftarakë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta të përdorura ndaj efektivëve të policisë.
“Policia e Shtetit u ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore.
Ligji për tubimet parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në tubim me veshje ose sende të tjera, si maska, shall dhe veshje të tjera, me qëllim fshehjen e identitetit.
Në rastet kur gjatë tubimeve evidentohen persona që fshehin identitetin në kundërshtim me ligjin dhe ushtrojnë dhunë, Policia e Shtetit vepron në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore përkatëse, duke ndërhyrë për shpërndarjen e tubimit kur plotësohen kushtet ligjore.
Theksojmë se grupet e maskuara dhe të dhunshme janë shpërndarë në disa rrugë të Tiranës, duke djegur pronë publike dhe private, si dhe duke shkatërruar sinjalistikën rrugore.
Njëkohësisht, i kanë vënë zjarrin hyrjes së godinës së Gjykatës së Lartë.
Pavarësisht sulmeve të pandërprera, strukturat e Policisë kanë vijuar detyrën dhe kanë shoqëruar 54 shtetas në Tiranë, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë përfshirë në akte dhune, shkatërrim të pronës dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.
Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe doza kanabisi, si dhe vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat janë përdorur nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë”, tha mes të tjerash drejtuesi i policisë.
Përplasjet te Ministria e Arsimit, policia nis shoqërimin e protestuesve
Policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, përdor autobotët e ujit dhe gaz lotsjellës
Tensionohet situata para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve
- 13:58 Përplasjet te Ministria e Arsimit, policia nis shoqërimin e protestuesve
- 13:58 Policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, përdor autobotët e ujit dhe gaz lotsjellës
- 13:52 Tensionohet situata para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve
- 13:45 Një vajzë lëndohet nga goditja me gur para Ministrisë së Arsimit, transportohet me ambulancë në spital
- 13:38 Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta United
- 13:29 Nisin përplasjet te Ministria e Arsimit, protestuesit shkulin pllakat e trotuarit, ndërhyn policia