Aktualitet

Pamjet live nga protesta në Tiranë/Sulmohet selia e PS-së!

Tensionohet protesta në Tiranë që rreth mesdite nisi e qetë te Ministria e Arsimit, por qetësia nuk zgjati. Pas gurëve drejt dikasterit nga një pjesë protestuesish e lëndimit të një gazetareje që u transportua me autoambulancë, tensionet kulmuan rreth orës 13:50 me hedhje molotovi e përplasje me policinë.

Blutë nisën shoqërimet, hodhën gaz e ujë dhe avancuan drejt turmës duke e spostuar për në qendrën e kryeqytetit, në afërsi të Bankës së Shqipërisë. Burime nga terreni thonë se ka të lënduar.

Pranë 9-katësheve iu vu zjarri disa koshave të mbeturinave ndërsa protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës. Rreth orës 15:00, një grup protestuesish nisën të hidhnin gurë drejt selisë së PS-së nga ku dolën persona me maska dhe shkopinj. Xhamat e fasadës u thyen.

Policia u kundërpërgjigj me ujë duke larguar protestuesit nga selia rozë. Në qendër të Tiranës, po digjen të tjerë kosha mbeturinash pasi iu vu flaka.

Pamjet live tregojnë çfarë po ndodh në këto çaste: