Bylis B dominon pjesën e parë, ndërsa Butrinti – Albpetrol mbyllet me dy kartonë të kuq dhe shumë të verdhë

Pesë takimet e Grupit B të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 4-t, po zhvillohen në të njëjtën kohë.

Të lidhura

None found

Memaliaj po përballet në shtëpi me Apoloninë, ndërsa Delvina ka pritur Bylis B. Në sfidën tjetër, Tomori po luan kundër Luftëtarit.

Këlcyra po përballet me Devollin, ndërsa Butrinti dhe Albpetroli janë përballë njëri-tjetrit.

Ndeshja mes Butrintit dhe Albpetrolit është shoqëruar me dy kartonë të kuq dhe shumë kartonë të verdhë.

Pjesët e para janë mbyllur me këto rezultate:

Memaliaj 1 – 0 Apolonia

Delvina 0 – 2 Bylis B

Tomori 2 – 1 Luftëtari

Këlcyra 0 – 0 Devolli

Butrinti 2 – 0 Albpetrol


Shtuar më 18.10.2026 14:21