Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse doli RENEA në protestë? Policia zbulon telefonatën për persona të armatosur mes turmës

    Messi shënon dy gola brenda katër minutash, Inter Miami merr fitoren e tretë radhazi

    Atentati me tritol në Gjirokastër, dy të arrestuarit lihen në burg për vrasjen e Beqir Devollit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pse doli RENEA në protestë? Policia zbulon telefonatën për persona të armatosur mes turmës
    Aktualitet

    Pse doli RENEA në protestë? Policia zbulon telefonatën për persona të armatosur mes turmës

    October 18, 2026

    Policia e Shtetit ka shpjeguar se vendosi të nxjerrë në terren forcat speciale RENEA gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, pas një telefonate në sallën operative ku raportohej se mes protestuesve kishte persona të armatosur dhe po qëllohej me armë zjarri. Megjithatë, në deklaratën e saj, Policia nuk konfirmon praninë e personave që qëllonin me armë.

    Sipas Inspektorit të Sigurisë Publike, Albert Nushi, ndërhyrja u vendos për të mbrojtur efektivët e policisë, të cilët, sipas tij, po përballeshin me sulme me gurë, pllaka trotuari, sfera e vida metalike, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov. Policia deklaron se forcat speciale u angazhuan për shkak të rrezikut të pretenduar për jetën e efektivëve.

    Gjatë protestës në Tiranë u shoqëruan 54 persona, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht. Sipas Nushit, nga sulmet u plagosën 37 punonjës policie. Ndërkohë, në Shkodër dhe Vlorë janë proceduar penalisht edhe 19 persona për veprime të kundërligjshme gjatë tubimeve.

    Gjatë hetimeve, Policia thotë se ka sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov, doza kanabisi, vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale. Sipas deklaratës, grupet e maskuara kanë dëmtuar institucione shtetërore, banka dhe prona publike e private, ndërsa i kanë vënë zjarrin edhe hyrjes së Gjykatës së Lartë.

    Policia pretendon gjithashtu se në rrjetet sociale dhe në grupe të hapura janë bërë thirrje për vrasjen e punonjësve të saj dhe djegien e automjeteve të policisë. Ajo u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, duke paralajmëruar se personat e përfshirë në akte të tilla po identifikohen përmes pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore.

    Në deklaratë, Policia u bëri apel edhe prindërve që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta, duke argumentuar se jeta e tyre mund të rrezikohet. Ajo theksoi se mbështet të drejtën kushtetuese për tubime paqësore, por u kërkoi pjesëmarrësve të largohen nga elementët e dhunshëm.

    Në fund, Policia e Shtetit përgënjeshtroi raportimet se në Shqipëri kanë mbërritur oficerë të policive partnere për të menaxhuar protestat, duke i cilësuar këto lajme të pavërteta dhe dashakeqe.

    policia e shtetit proteste RENEA telefonate
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse doli RENEA në protestë? Policia zbulon telefonatën për persona të armatosur mes turmës

    October 18, 2026

    Messi shënon dy gola brenda katër minutash, Inter Miami merr fitoren e tretë radhazi

    October 18, 2026

    Atentati me tritol në Gjirokastër, dy të arrestuarit lihen në burg për vrasjen e Beqir Devollit

    October 18, 2026

    Macron paralajmëron ndëshkime pas protestave në Francë, 1,800 të arrestuar dhe mbi 500 policë të plagosur

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.