Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe “blindon” hyrjet
18/10/2026 14:32
Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit që ishin mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas përplasjeve me ta u përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë, teksa turma është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, Policia ka nxituar të vendosë forca shtesë pranë Kuvendit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se disa furgonë policie kanë mbërritur në zonë dhe po bllokojnë hyrjet e Kuvendit.
Top Channel