Një 50-vjeçar është gjetur pa jetë në lumin Lana. Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat në “Shqipëria Live”, viktima është identifikuar nga policia si Ilirian Lavdari, 50 vjeç. Rreth orës 12:40, në sallën operative ka mbërritur fillimisht një informacion për një person të dehur dhe më pas një tjetër telefonatë për një person që kishte përfunduar në lumin Lana.