Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta kundër Edi Ramës - Dita e 6-të e protestave studentore

PD: Nuk i njohim negociatat e Begajt, krizën e zgjidh largimi i Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe arrestimi i Ballukut

PD: Nuk i njohim negociatat e Begajt, krizën e zgjidh largimi i Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe arrestimi i Ballukut

14:31, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas raportimeve se presidenti Bajram Begaj po zhvillon negociata për zgjidhjen e krizës.

Sipas një deklarate të PD, Begaj është kukulla e Edi Ramës që synon ta thellojë edhe më tej krizën.

Deklarata e PD thekon se kriza zgjidhet me dorëheqjen e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe arrestimin e Lubi Ballukut.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Lajme të medieve të ndryshme informojnë se kukulla e Edi Ramës, Bajram Begaj, me porosi të bosit të tij ka filluar takimet dhe konsultimet për zgjidhjen e krizës, element keqësues i së cilës është edhe ai vetë. Begaj, është bashkautor me Padrinon në afera të mëdha vjedhjesh klamoroze të pronave të ushtrisë dhe për këtë bashkëvjedhje u shpërblye me postin që mban dhe kërkon tashmë jo të zgjidhë, por të thellojë edhe më tej krizën, pavarësisht nga pasojat katastrofale të saj në vend.

Ndaj, në këto momente kritike për vendin, Partia Demokratike deklaron se:

Zgjidhja e krizës së rëndë të mungesës së legjitimitetit të qeverisë aktuale të krimit ka si kusht themelor dhe të panegociueshëm plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të revoltës së studentëve e gjimnazistëve të Tiranës, si dhe të Partisë Demokratike e mbarë Shqipërisë:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

Krijimin e një qeverie kujdestare me mandat përgatitjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.

2. Heqjen e menjëhershme të imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut e cilitdo politikani që kërkojnë për veprën penale të korrupsionit organet e drejtësisë!

3. Partia Demokratike deklaron se ajo nuk do të njohë asnjë lloj negociate apo marrëveshjeje që bie ndesh me kërkesat e mësipërme apo që kërkon t’i zgjasë jetën Edi Ramës, kufomë e pakallur politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco