Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta kundër Edi Ramës - Dita e 6-të e protestave studentore

I kërkojnë dorëheqjen/ Shkallon Rama, shan dhe ofendon protestuesit: Matufë, kllounë që tregoni prapanicën

I kërkojnë dorëheqjen/ Shkallon Rama, shan dhe ofendon protestuesit: Matufë, kllounë që tregoni prapanicën

14:24, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama u shfaq i shkalluar sot herët në mëngjes duke sulmuar protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen.

Në një monolog mbi një orë e një çerek të gjatë, Edi Rama shau dhe ofendoi studentët dhe gjimnazistët që i kërkojnë dorëheqjen.

Disa herë ai tha se ata janë klounë dhe matufa.

Në panik nga revolta studentore në vend, Rama tha se nuk jep dorëheqjen dhe shpiku skenarë nga më të ccuditshmit si një kohën e komunizmit për armiq të jashtëm dhe të brendshëm.

“Unë jam në një mision dhe tani po vij tek dorëheqja.

Janë disa, janë shumë në fakt që thonë ‘hapi rrugë rinisë’. Cilës rini? Kësaj? Kësaj? Hapi rrugën kësaj?

Po mirë, le të prezumojmë për një moment që unë ia hapa rrugën kësaj. Ça vjen pas kësaj? Kush vjen pas kësaj? Vjen qetësia? Vjen një qeverisje më e mirë? Vjen një Shqipëri me evropiane? Vjen Shqipëria në BE pas kësaj?

Jo! Pas kësaj vjen e kaluara. E kaluara të cilën e kemi parë, e kemi jetuar dhe ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe unë nuk kam lejuar që të njëjtat haraçe t’ia paguajmë asaj të kaluare edhe ata që sot po rriten në mes të 1001 vështirësive ku vështirësia më e madhe është kaosi i rrjeteve sociale, është kaosi i dezinformimit, është kaosi i urrejtjes, i dasisë, i zilisë pse e ka ai dhe s’e kam unë? Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone-t tek Vodafone, ata janë viktimat e ‘klounëve’, ‘klounëve’ që u tregojnë prapanicën në Instagram, e atyre që iu bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen totalisht të pavlerë sepse nuk kanë iPhone. Jo librin, iPhone!

Dhe që të jemi shumë të qartë bashkërisht, nuk është çështja e pushtetit tim, nuk kam asgjë për t’i provuar vetes më. Mund ta kem pasur në krye të herës dëshirën për tu takuar me të mëdhenjtë e kësaj bote, është normale kur merresh me këtë punë, për t’u takuar, për të bërë fotografi, dëshirën për këtu, dëshirën për të shkuar... i kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote drejt e në sy dhe më kanë parë drejt e në sy. Ia kam provuar vetes se mund ta përfaqësoj këtë vend me dinjitetin më të lartë, jo me arrogancë, por krenari. Bëj vetëm udhëtimet e domosdoshme. Nuk kam më asnjë dëshirë as të udhëtoj për këtë pushtet.

Pasuri? Ça t’ju them? Është e kotë të flas për këtë. Është e kotë të flas për këtë, por di këtë gjë dhe e përsëris, nuk është pushteti im këtu në lojë. Këtu në lojë është tryeza e negociatave në BE. Kaq e thjeshtë është kjo.

Dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë këtë gjë, shumë qartë. Duan këtë apo duan BE? Tani do thoni ju, do thonë disa, ‘po pse, do ikësh ti edhe ne s’do shkojmë në BE? Po pse, ti’?

Po mirë, nuk po them që po, patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrish, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri.

E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri. Po le të themi që jeni po kaq të aftë, janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar. Kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani. Ajo dritare, siç e tregojnë historitë e vendeve të tjera, hapet, mbyllet.

Ne na është hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë ne të çojmë, të japim dhe të marrim me komisionin dhe ka çdo ditë fluturime në Bruksel dhe nga Brukseli këtu për të ndarë informacion, për të ndarë çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet.

Pse? Se në qoftë se unë po iki dhe po lë të vijë ai neoballisti ose ai neokomunisti apo mos hymë tani te matufepsi currufjapsi, do duhet një kohë e gjatë, ”jo po ti jo po unë, jo po ky jo po ai, jo po këta jo po ata”,” tha Rama në monologun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco