E diel, 18 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Alen Sherri kundër dhunës në protestë: “Nuk mundet kurrsesi të qëndrosh i heshtur”

Portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës, duke shprehur shqetësimin e tij për pamjet e dhunës dhe pasojat që ato sjellin.

Sherri e ka cilësuar situatën si të dhimbshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që i njeh personalisht. Ai ka theksuar se nuk mund të qëndrojë indiferent kur sheh një të ri të përfundojë në rrethana të tilla.

Reklamë

Në reagimin e tij, futbollisti ka nënvizuar se protesta është një e drejtë e qytetarëve dhe se askush nuk duhet të ndihet i pasigurt kur shpreh mendimin e tij. Sipas tij, pavarësisht rrethanave, dhuna nuk mund të jetë kurrë përgjigjja.

Sherri ka sqaruar gjithashtu se reagimi i tij nuk lidhet me arsye politike, por vjen nga shqetësimi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe populli shqiptar.

Mesazhin e tij, futbollisti e ka përmbyllur me një qëndrim të qartë kundër dhunës, duke theksuar se është kundër çdo forme të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.