E diel, 18 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

60-vjeçari u gjet i pajetë në Tiranë, reagon policia: Ishte i dehur, u zhvesh dhe u hodh në lumin Lanë

Një person rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 12:56 është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit në lumin Lanë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën.

Reklamë

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.