Trupi i pajetë në Lanë, policia jep informacion zyrtar: Dyshohet se u hodh në ujë në gjendje të dehur
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e një personi të pajetë në lumin Lana, në Tiranë, këtë të diel.
Në njoftim thuhet se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë ndërsa sipas të dhënat paraprake të policisë “dyshohet se në gjendje të dehur, ai është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”.
Njoftim i i policisë
“Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas. Bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore
Gjendet një person i pa jetë në lumin Lana, policia: Rasti po verifikohet (VIDEO)
Policia: RENEA ndërhyri pas një telefonate në sallën operative, rrezikohej jeta e efektivëve
- 14:52 Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore
- 14:27 Gjendet një person i pa jetë në lumin Lana, policia: Rasti po verifikohet (VIDEO)
- 14:23 Policia: RENEA ndërhyri pas një telefonate në sallën operative, rrezikohej jeta e efektivëve
- 14:17 “U sekuestrua një karikator me fishekë luftarakë”, Policia: 54 të shoqëruar në protestë, 27 prej tyre u arrestuan
- 13:58 Përplasjet te Ministria e Arsimit, policia nis shoqërimin e protestuesve
- 13:58 Policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, përdor autobotët e ujit dhe gaz lotsjellës