Një person është gjetur i pajetë në lumin Lana, në Tiranë. Identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se rasti po verifikohet. Ndërkohë, sipas burimeve të pakonfirmuara, dyshohet se viktima është një person rreth 55 vjeç, i pastrehë, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.


