Pas 4 ditësh në protestë, këtë të dielë, në ditën e gjashtë radhazi të protestës së studentëve, rrethet nuk I janë bashkuar tubimit të organizuar. Përveç kryeqytetit, ku protesta ishte paralajmëruar të niste në mesditë, në qytetet e tjera të vendit nuk është zhvilluar asnjë protestë apo grumbullim të qytetarëve. Pjesëmarrja e rretheve në tubime ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, ndërsa kryeqyteti ka shënuar protestat më intensive dhe të dhunshme me përplasje të vazhdueshme mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Në disa qytete si Shkodra, Durrësi, Korça apo Elbasani janë regjistruar marshime dhe grumbullime, por shpesh me numër më të reduktuar pjesëmarrësish ose të shtrirë vetëm në ditë të caktuara.