Policia zbulon se trupi i pajetë i zbuluar në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, i përket një burri ende të paidentifikuar.
Dyshohet se 60-vjeçari, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
“Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.”– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.













