Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Në Rrugën e Barrikadave, disa prej tyre kanë djegur kosha mbeturinash.
Ndërkohë, disa protestues të maskuar janë filmuar duke goditur me shkelma një kioskë me qepenat e mbyllur, në përpjekje për ta dëmtuar.


