Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur deklaratat e kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Robert Aderholt, në mbështetje të protestës së studentëve dhe të rinjve në Shqipëri. Berisha i ka cilësuar qëndrimet e tyre si një mesazh inkurajimi për qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit dhe kërkojnë ndryshim politik.