Trupi i pajetë në Lanë, policia jep informacion zyrtar: Dyshohet se u hodh në ujë në gjendje të dehur

18 Tetor 2026 | 14:43

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e një personi të pajetë në lumin Lana, në Tiranë, këtë të diel.

Në njoftim thuhet se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë ndërsa sipas të dhënat paraprake të policisë “dyshohet se në gjendje të dehur, ai është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”.

Njoftim i i policisë

“Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas. Bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. Një turmë e madhe e të rinjve...
14:52 | 18/10/2026

Gjendet një person i pa jetë në lumin Lana, policia: Rasti po verifikohet (VIDEO)

Një person i pajetë është gjetur në lumin Lana në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës. Euronews Albania pyeti Policinë...
14:27 | 18/10/2026

Policia: RENEA ndërhyri pas një telefonate në sallën operative, rrezikohej jeta e efektivëve

Policia e Shtetit ka sqaruar praninë e forcave speciale RENEA para Kryeministrisë mbrëmjen e së shtunës. Drejtues Albert Nushi, shefi i Sektorit të Drejtimit në...
14:23 | 18/10/2026