Kronikë
U gjet i pajetë në lumin Lana, identifikohet viktima (EMRI)

Është identifikuar viktima që u gjet pa shenja jete në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.
Policia bën me dije se viktima është Ilirjan Lavdari, 72 vjeç, banues në Tiranë.
Reklamë
Në informacionin paraprak që solli policia, deklaroi se viktima është gjetur rreth orës 12:56.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




