Ky është momenti I aksionit policor të Shërbimeve të Policisë Dibër, kur është vënë në pranga 30-vjeçari me iniciale A.T. në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”. Efektivët kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Taksia’, dhe kanë arrestuar 30-vjeçarin me banim në Durrës, I cili po transportonte përmes një taksie 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), me municion luftarak.