Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e lartë në protestën studentore që prej gjashtë ditësh po zhvillohet në kryeqytet.
Pavarësisht tensioneve të regjistruara një ditë më parë, kur protesta u shoqërua me skena të forta përplasjesh, qytetarët janë rikthyer edhe sot në rrugë, në një tjetër tubim me pjesëmarrje të gjerë kundër qeverisë.
Të lidhura
None found
Pas pamjeve nga protesta e djeshme, pamje që i ngjasonin skenave të luftës, duket se qytetarët nuk janë trembur dhe pjesëmarrja është edhe sot masive.
Ndërkohë duket se edhe numri i efektivë të nxjerrë në terren është i shtuar.
Mëngjesin e sotëm, ishte marrë masa e “zhveshjes” së trotuareve të bulevardit nga pllakat e gurit në mënyrë që protestuesve t’u hiqet “arma” e vetme që kishin në dorë për t’u mbrojtur.
Ndërkohë, në protestën e sotme kishte disa episode përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku u përdor edhe gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmën.





