Përplasje e dhunshme ka ndodhur mesditen e së dielës para selisë së Partisë Socialiste. Qytetarët nuk janë përballur vetëm me policinë e shtetit por edhe me civilë që qëndroni brenda selisë së PS me shkopinj druri.
Gazetari Taulant Kopliku ka ka qenë në krye të detyrë dhe është afruar për të filmuar dhunën që po ndodhte nga selia e PS. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Armela Ferko, Kopliku ka tregu se është dhunuar nga policia ndërsa filmonte personat e dhunshëm që qëndronin në selinë e Partisë Socialiste të cilët dhunoni qytetarë.
“Pasi regjistruam përballjen me forcat “shqiponja” pamë një grup persona që dolën nga selia e PS me hunje dhe bishta kazmash e lopatash të cilët shkova t’i filmoj. Pas shpinës time u afrua një punonjës i “shqiponjave” i cili mesa duket ishte shefi i tyre, me mori telefonin dhe më godit. Pas ndërhyerjes së kolegëve që i thanë kush isha, ma ktheu telefonin, por pamjet që kisha filmuar ishin fshirë. Jam goditur në shpatull. Po dhunojnë këdo që i del përpara, nuk pyesin nëse personi që del para tyre është i dhunshëm apo jo. Janë persona civilë, militantë të Partisë Socialiste, mbase edhe me rekorde kriminale. Nuk kanë asnjë mjet identifikimi asgjë, policia duhet të ndërhynte dhe t’i nxirte jashtë ata persona që dhunojnë qytetarët”,- tha Kopliku.
© SYRI.net