Vazhdojnë tensionet gjatë protestës së gjashtë në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Përplasjet e nisura pas mesdite te Ministria e Arsimit e që vijuan me një sulm me gurë te PS-ja, duke thyer xhamat e fasadës, tani janë zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë me presion.