Balla për sulmin ndaj selisë së PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

18 Tetor 2026 | 15:41

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit ndaj fasadës së selisë së PS-së në Tiranë, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të largojë protestuesit e mbledhur para godinës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e ka akuzuar Berishën se qëndron pas akteve të dhunës që kanë shoqëruar protestat në kryeqytet prej gjashtë ditësh.

“O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla.

Përmes këtij reagimi, socialisti ia atribuon opozitës përgjegjësinë për sulmin ndaj selisë së PS-së dhe për episodet e dhunshme të ditëve të fundit. Akuzat e Ballës vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protesta vijon të shoqërohet me përplasje në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, zhvillimet më shpresëdhënëse

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka folur lidhur me protestën studentore që po zhvillohet prej 5...
12:29 | 17/10/2026

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me përfundimet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen...
10:46 | 17/10/2026

Rama: Pa rezervë e dua Shqipërinë, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon përtokë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në Tiranë. Rama ka publikuar një mesazh përmes...
13:45 | 16/10/2026