Personat me maska dhe pa maska që kanë sulmuar me shkopinj druri, bishta lopatash dhe gurë protestuesit jashtë selisë së Partisë Socialiste janë drejtuesi i IMT-së, Rigers Sheqeri, dhe punonjës të tjerë të këtij institucioni.
Dallohet shumë qartë drejtori i IMT-së dhe kolegët e tij me shkopinj druri dhe hekuri. Ata janë edhe me maska e me kapuçë dhe qëllojnë në drejtim të turmës së protestuesve. Ata ishin brenda hollit të PS-së. Ata janë punonjës të administratës shtetërore.
Syri TV kishte informacion për këtë rast dhe po pritej verifikimi. Por ata dolën vetë dhe u verifikua ky rast. Ndërkohë që Sheqeri shoqërohej aty nga inspektorë të IMT-së, por edhe persona të tjerë shoqërues.
EMRAT:
Rigers Sheqeri
Mirel Mjekra
Miklovan Arapi
Shpëtim Marku
Alfred Ndoja
Amarildo Susaj
Vergjil Gazulli - Shehu
© SYRI.net