Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet.













