Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 6-të e protestave studentore/ Tirana në tension nga dhuna policore ndaj të rinjve

‘Rojet’ me maska dhe hunj të PS - Drejtuesi i IMT Rigers Sheqeri me nëpunësit e administratës sulmojnë protestuesit

15:32, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Personat me maska dhe pa maska që kanë sulmuar me shkopinj druri, bishta lopatash dhe gurë protestuesit jashtë selisë së Partisë Socialiste janë drejtuesi i IMT-së, Rigers Sheqeri, dhe punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Dallohet shumë qartë drejtori i IMT-së dhe kolegët e tij me shkopinj druri dhe hekuri. Ata janë edhe me maska e me kapuçë dhe qëllojnë në drejtim të turmës së protestuesve. Ata ishin brenda hollit të PS-së. Ata janë punonjës të administratës shtetërore.

Syri TV kishte informacion për këtë rast dhe po pritej verifikimi. Por ata dolën vetë dhe u verifikua ky rast. Ndërkohë që Sheqeri shoqërohej aty nga inspektorë të IMT-së, por edhe persona të tjerë shoqërues.

EMRAT:

Rigers Sheqeri

Mirel Mjekra

Miklovan Arapi

Shpëtim Marku

Alfred Ndoja

Amarildo Susaj

Vergjil Gazulli - Shehu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco