Disa efektivë kapin një qytetar, vijon përplasja te Kryeministria
Aktualitet E Diel, 18 Tetor 2026 15:50
Situata pranë Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa efektivë janë parë duke kapur një qytetar gjatë përplasjeve të regjistruara në zonë. Policia ka hedhur gaz lotsjellës të shumtë në numër. Kjo ka bërë që protestuesit të zhvendosen përkohësisht nga vendi ku ndodheshin në bulevard. Gjatë tërheqjes, protestuesit kanë bërë thirrje të forta. Ata thirrën “Poshtë diktatura”.


