Protesta studentore/ Të rinjtë zhvendosen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gurë drejt efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë me presion

Protesta e gjashtë masive e studentëve kundër qeverisë është zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë regjistruar momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Një numër i madh protestuesish janë grumbulluar në bulevard, përballë efektivëve të policisë. Të rinjtë qëllojnë herë pas here me gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është përgjigjur me ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Të lidhura

None found

Më herët, efektivët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës, por protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë përballë forcave të rendit.


Shtuar më 18.10.2026 15:55