Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë
Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare.
Lajmi është publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp. Sipas njoftimit, takimi i parashikuar mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kancelarit federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.
Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë.
Anulimi vjen në një moment tensionesh të larta në Shqipëri, ku protestat vijojnë prej gjashtë ditësh. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje me Policinë, si dhe sulme me gurë e molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.
Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”.
Balla për sulmin ndaj selisë së PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent
Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, zhvillimet më shpresëdhënëse
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë
- 15:54 Protestat në Shqipëri, caktohen masat e sigurisë për të ndaluarit: 21 të mitur nën mbikëqyrjen e familjarëve
- 15:50 Policia shpërndan protestuesit pranë Kryeministrisë me gaz lotsjellës dhe ujë
- 15:43 Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit qëllojnë me gurë autobotët e ujit, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
- 15:41 Balla për sulmin ndaj selisë së PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent
- 14:52 Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore
- 14:43 Trupi i pajetë në Lanë, policia jep informacion zyrtar: Dyshohet se u hodh në ujë në gjendje të dehur