Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta kundër Edi Ramës - Dita e 6-të e protestave studentore

Revolta studentore zhvendoset para Kryeministrisë: Policia vijon barbarizmin, plumba gome, gaz, RENEA në tarracën e Kryeministrisë

15:53, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nuk ndalen studentët dhe nxënësit nga dhuna policore. Pas përleshjeve në Rrugën e Durrësit dhe sheshin “Skënderbej”, të rinjtë janë grumbulluar para Kryeministrisë.

Policia e Shtetit ka nisur të gjuajë me plumba gome, ujë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre, ndërkohë forcat RENEA kanë hipur të armatosura mbi tarracën e Kryeministrisë.

Përfshirja e forcave RENEA për të shtypur protestat, aq më tepër kur në to marrin pjesë fëmijë, gra dhe të moshuar, është e jashtëligjshme. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është rikthyer kështu në skenë lufte në ditën e gjashtë të revoltës studentore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco